Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani, ka injoruar kërkesën e kryeministrit të Republikës së Kosovës, Avdullah Hoti, për ta marrë fjalën në Kuvend pas Bedri Hamzës së PDK-së.
Pavarësisht faktit se Hoti ka ngritur dorën, fjala nuk i është dhënë.
Osmani më pas ka proceduar duke ia dhënë fjalën fillimisht deputetes së VV-së, Mimoza Kusari-Lila, por më pas ka ftuar deputeten e AAK-së, Teuta Haxhiun, për shkak të një ngatërrese në renditje.
Nuk dihet nëse Osmani e ka parë se Hoti ka kërkuar fjalën duke e ngritur dorën që të flasë para deputetëve, mirëpo ky i fundit nuk doli në foltore.
Video më poshtë:
Në një botë që vazhdon të përparojë me shpejtësi në fushën e teknologjisë, përdorimi i tabletëve ka marrë një...