E përplasi makina, ndërron jetë e moshuara - Gazeta Express
string(41) "e-perplasi-makina-nderron-jete-e-moshuara"

E përplasi makina, ndërron jetë e moshuara

Gazeta Express

02/06/2020 11:58

Një grua ka ndërruar jetë në spital pasi është aksidentuar nga një makinë sot në Allias. Policia bën me dije se 67 vjeçarja e përplasur nga një makinë, është transportuar në spital dhe fillimisht ka qenë në gjendje të qendrueshme, por ka ndërruar jetë më vonë.

Drejtuesja e mjetit është shoqeruar në Komisariatin e Policisë Nr.4, për veprime të metejshme hetimore.

Lexo Edhe:

Tiranë/Informacion paraprak

Më datë 02.06.2020, rreth orës 10:00, në Allias, mjeti me drejtuesen shtetasen E.S., 28 vjeçe, ka aksidentuar kembesoren Xh.Ll., 67 vjeçe, e cila pasi eshte transportur per ne spital fillimisht ne gjendje te qendrueshme, ka nderruar jete me vone.

Drejtuesja e mjetit është shoqeruar në Komisariatin e Policisë Nr.4, për veprime të metejshme hetimore.

Grupi hetimor dhe shërbimet e Policisë ndodhen në vendngjarje dhe vijon puna për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes dhe percaktimin e shkakut të vdekjes pasi nga këqyrja paraprake nuk ka shenja dëmtimi në trup.