Trumpi kërcënon se do ta përdorë ushtrinë për t’i përfunduar kryengritjet - Gazeta Express
string(72) "trumpi-kercenon-se-do-ta-perdore-ushtrine-per-ti-perfunduar-kryengritjet"

Gazeta Express

02/06/2020 9:24

Trumpi kërcënon se do ta përdorë ushtrinë për t’i përfunduar kryengritjet

Gazeta Express

02/06/2020 9:24

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka kërcënuar se do ta angazhojë ushtrinë për t’i ndalur protestat në vendin e tij pas vdekjes së një njeriu me ngjyrë gjatë arrestimit nga policia.

Ai tha se nëse autoritetet e qyteteve dhe shteteve dështojnë për t’i kontrolluar protestat dhe siç tha ai, për t’i mbrojtur banorët e tyre, ai do ta angazhojë ushtrisë dhe sipas tij, do ta zgjidhë shpejt problemin për ta.

Lexo Edhe:

Katër policë janë qëlluar me armë në Missouri dhe dy persona janë raportuar të vrarë gjatë trazirave në Chicago. Rrethanat e këtyre incidenteve janë të paqarta, shkruan “BBC”, transmeton Gazeta Express.

Dhjetëra qytete amerikane kanë vendosur orë policore gjatë natës. Qyteti i Nju Jorkut është nën orë policore deri në orën pesë të mëngjesit, ndërsa kryeqyteti Uashington D.C. e ka zgjatur orën policore edhe për dy net të tjera.

Protestat në Shtetet e Bashkuara shpërthyen pasi në internet u publikua një video ku afrikano-amerikani George Floyd mbahej i shtrirë në tokë nga një polic, i cili për disa minuta ia mbajti gjurin mbi qafë. Rasti ndodhi të hënën e kaluar, më 25 maj.