Vazhdojnë trazirat në ShBA, vriten dy persona në Iowa - Gazeta Express
string(52) "vazhdojne-trazirat-ne-shba-vriten-dy-persona-ne-iowa"

Vazhdojnë trazirat në ShBA, vriten dy persona në Iowa

Gazeta Express

01/06/2020 14:21

Dy persona kanë vdekur dhe një polic është lënduar gjatë një vargu të të shtënave gjatë natës së kaluar në Iowa të Shteteve të Bashkuara.

Autoritetet njoftuan gjatë një konference se policët në Davenport ë Iowa-s janë sulmuar në pritë nga disa persona të dhunshëm gjatë natës, shkruan “CNN”, transmeton Gazeta Express.

Lexo Edhe:

Komandanti i policisë në Davenport, Paul Sikorski, tha se tre policë ishin duke patrulluar në qytet kur ranë në pritë dhe aty u shkëmbyen disa valë të të shtënave. Policia i ka arrestuar disa persona që fillimisht ikën nga vendi i ngjarjes me një veturë.

Sikorski tha se policia ka reaguar në dhjetëra incidente në qytet, ku ishin të përfshirë personat e dhunshëm dhe ku ka pasur të shtëna me armë. Ai njoftoi se gjithsej katër persona janë qëlluar dhe dy kanë vdekur.

Kryetari i këtij qyteti, Mike Mateson, tha se ai do ta zbatojë orën policore gjatë natës dhe do të kërkojë nga guvernatori Kim Reynolds për ta angazhuar Gardën Kombëtare.