Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, ka njoftuar se çerdhet publike dhe ato me bazë në komunitet do të rihapen të martën
Ahmeti ka shkruar se vetëm çerdhja “Dielli” nuk do të rihapet, për shkak të rinovimit.
“Çerdhet publike dhe ato me bazë në komunitet në komunën e Prishtinës rihapen nesër. Vetëm çerdhja Dielli nuk hapet për shkak se e shfrytëzuam pandeminë për renovim dhe jemi para përfundimit. Prindërit do të njoftohen për zgjidhjen e përkohshme për atë çerdhe”, ka shkruar Ahmeti.
Në një studim të fundit të kryer nga ekspertë të industrisë – Data4X, Viva Fresh Store, si një ndër kontribuesit kryesorë, renditet në këtë...