​Eksperti i OBSH: Bota duhet të jetojë me kërcënimin e koronavirusit - Gazeta Express
string(77) "%e2%80%8beksperti-i-obsh-bota-duhet-te-jetoje-me-kercenimin-e-koronavirusit-2"

​Eksperti i OBSH: Bota duhet të jetojë me kërcënimin e koronavirusit

Gazeta Express

01/06/2020 12:26

“Bota duhet të jetojë me kërcënimin e koronavirusit ‘për të ardhmen e parashikueshme’ pasi nuk ka garanci për një vaksinë të suksesshme”, është shprehur eksperti i shëndetit David Nabarro, profesor i shëndetit global në Imperial College London dhe përfaqësues i OBSH-së.

Dr Nabarro është shprehur për Observer: Jo domosdoshmërisht mund të zhvillohet një vaksinë e sigurt dhe efektive kundër çdo virusi. Disa viruse janë shumë të vështira kur bëhet fjalë për zhvillimin e vaksinave.

Lexo Edhe:

Pra, për një të ardhme të parashikueshme, ne do të duhet të gjejmë mënyra për të vazhduar jetën tonë me këtë virus si një kërcënim i vazhdueshëm.

Kjo do të thotë të izolohen ata që tregojnë shenja të sëmundjes dhe gjithashtu personat që kanë patur kontakte me ta. Njerëzit e moshuar do të duhet të mbrohen. Për më tepër, aftësia spitalore për trajtimin e rasteve do të duhet të sigurohet. Kjo do të jetë “një normale e re” për të gjithë ne.

Studiuesit në të gjithë botën po punojnë në mënyrë të dëshpëruar për të zhvilluar një vaksinë të përparuar.

Por një profesor i lartë i Universitetit të Oksfordit paralajmëroi se nuk është e sigurt nëse do të jetë e mundur të prodhohet një vaksinë.