“Final4” i Kupës së Kosovës do të mbahet në Ferizaj, jepen detaje - Gazeta Express
string(62) "final4-i-kupes-se-kosoves-do-te-mbahet-ne-ferizaj-jepen-detaje"

Sport

Gazeta Express

15/04/2026 12:50

“Final4” i Kupës së Kosovës do të mbahet në Ferizaj, jepen detaje

Sport

Gazeta Express

15/04/2026 12:50

“Final4” i Kupës së Republikës së Kosovës në hendboll do të organizohet në palestrën “Bill Clinton” në Ferizaj.

Organizator i turneut final të Kupës është KH Kastrioti, ndërsa vendimin e mori Bordi i Federatës së Hendbollit të Kosovës.

Ishin tri aplikime për organizim të turneut përfundimtar të Kupës, në të cilin zhvillohen gjysmëfinalet dhe finalet.

Sot është nënshkruar edhe kontrata, përmes së cilës caktohen detyrat dhe përgjegjësitë e organizatorit të turneut final të Kupës.

Kontratën e kanë nënshkruar presidenti i FHK-së, Edin Kolgeci dhe anëtari i Bordit të KH Kastrioti, Agon Zhinipotoku.

Gjysmëfinalet do të zhvillohen më 25 prill, ndërsa finalet më 26 prill.

Te meshkujt gjysmëfinalet janë: Rahoveci – Kastrioti dhe Besa Famgas – Prishtina.

Te femrat ndeshjet gjysmëfinale janë: Istogu – Shqiponja, Ferizaj – Samadrexha. /Gazeta Express

Advertisement
Advertisement
Advertisement