Vdekja e 70 vjeçares me Covid, reagon Ministria e Shëndetësië: Vdiq për shkak të tumorit - Gazeta Express
string(86) "vdekja-e-70-vjecares-me-covid-reagon-ministria-e-shendetesie-vdiq-per-shkak-te-tumorit"

Gazeta Express

01/06/2020 11:34

Vdekja e 70 vjeçares me Covid, reagon Ministria e Shëndetësië: Vdiq për shkak të tumorit

Gazeta Express

01/06/2020 11:34

Ministria e Shëndetësisë ka reaguar në lidhje me lajmin e bërë publik në media, se ditën e djeshme një paciente e moshuar kishte ndërruar jetë në spitalin Covid në Tiranë. Ministria sqaroi se gruaja vuante nga kanceri i pankreasit, sëmundje e cila i ka marrë jetën, duke lënë të nënkuptuar se shkak i vdekjes nuk ka qenë koronavirusi.

“Lidhur me lajmin e publikuar në media për një 76 vjeçare që ka ndërruar jetë në spitalin infektiv në Tiranë, Ministria e Shëndetësisë informon se, sipas shërbimit infektiv, pacientja ishte asimptomatike për Covid19 dhe ishte transferuar nga shërbimi i mjekësisë interne ku rezultoi batëse me Covid19. Pacientja ka ndërruar jetë nga sëmundja e tumorit të pankreasit, me metastaza hepatike. 76 vjeçarja nga Tirana vuante dhe nga diabeti mellitus dhe Insuficiencë kardiake e dekompesuar.”,thuhet në njoftimin e ministrisë.

Lexo Edhe: