2 të vrarë në Laç dhe tritoli në Tiranë, çfarë i lidh ngjarjet me njëra-tjetrën - Gazeta Express
string(78) "2-te-vrare-ne-lac-dhe-tritoli-ne-tirane-cfare-i-lidh-ngjarjet-me-njera-tjetren"

2 të vrarë në Laç dhe tritoli në Tiranë, çfarë i lidh ngjarjet me njëra-tjetrën

Gazeta Express

31/05/2020 11:01

Thuajse në të njëjtën orë u shënuan dy ngjarje të rënda në Laç dhe Tiranë. Dhe që të dyja krimet lidhen me emrin e një persona shumë të njohur nga Policia dhe media, e mbi të gjitha me precedentë të mëparshëm penalë.

Bujar Lika, që njihej edhe me mbiemrin Hasani vdiq në vend nga plumbat, teksa u qëllua në hollin e një hoteli, ndërsa njëri nga dy të plagosurit ndërroi jetë në spitalin e Traumës në Tiranë disa orë pasi u transportua.

Lexo Edhe:

53-vjeçari Paulin Gjergji nuk ka mundur që t’u rezistojë plagëve që mori nga plumbat duke ndërruar jetë pavarësisht tentativave të mjekëve. Ndërkohë që i plagosuri tjetër që ndodhet në spitalin e Traumës. Policia ka arritur të zbulojë njërin nga autorit, roli i të cilit nuk dihet nëse ka qenë ekzekutori, apo bashkëpunëtori në krim.

Sipas gazetës “Shqip”, Kreshnik Tusha është njëri nga autorët e atentatit.

Mbrëmjen e djeshme në ambientin e jashtëm të një hoteli në aksin rrugor Laç-Mamurras afër kryqëzimit të fshatit Gjormë u qëlluan me armë zjarri Bujar Lika (Hasani) 37-vjeç, që dyshohet se ishte shënjestra, ndërsa të plagosur mbetën Kreshnik Tusha 21 vjeç dhe Paulin Gjergji 53 vjeç, që ndërroi jetë disa orë më vonë te “Trauma” në Tiranë.

Por si ndodhi ngjarja? Bujar Lika dhe Paulin Gjergji që humbën jetën nga atentati kanë qenë bashkë ulur në lokal në momentin kur Kreshnik Tusha dhe një person tjetër ende i paidentifikuar qëlluan 5 herë me armë zjarri automatik.

Nga plumbat humbi jetën në vend Lika dhe mbeti i plagosur Gjergji, që ndërroi jetë më pas në spital në Tiranë disa orë pas atentatit. Në total autorët kanë qëlluar 5 herë me automatik, ndërsa kundërpërgjigja nuk ka munguar, pasi ka pasur shkëmbim zjarri. Bujar Lika duket se i trembej një ngjarje të tillë dhe ishte i përgatitur, pasi kishte një pistoletë me vete dhe ka qëlluar në drejtim të Kreshnik Tushës, kur ky i fundit hapi zjarr duke e plagosur.

Por kush është Bujar Lika?

Bujar Lika kishte në pronësi lokalin “Dea Cafe” në ish-Bllok. Biznesin në Tiranë e kishte në emër të motrës Ardiana Toqi. 37-vjeçari rezulton një emër i njohur për policinë, pasi në vitin 2015 ishte mes të hetuarve për vrasjen e Enton Nikajt në Dajt. Për vrasjen e Nikajt fillimisht nga Shkalla e parë në 2016 u dënuan Emiljano Tasho 16 vjet, Erjon Biraci 2 vjet, Ervis Martinaj 1 vit e 4 muaj, Mirsad Kuçana 1 vit e 4 muaj dhe Bujar Lika 1 vit burg.

Por në Apel, Ervis Martinaj, Mirsad Kuçana dhe Bujar Lika që u vra mbrëmë morën pafajësi, ndërsa Tasho u dënua përfundimisht me 14 vite për vrasjen e Enton Nikajt dhe Erjon Biraci 2 vite. Viktima Bujar Lika ishte mik i ngushtë i Ervis Martinajt, gjithashtu emër i njohur pas ngjarjes së 2018 në Bllok.

Por, emri i Ervis Martinajt doli sërish në skenë mbrëmë. Rreth orës 22:40 në Tiranë u regjistrua një shpërthim me eksploziv në hotelin e Ervin Matës. Martinaj dhe Mata kanë qenë të përfshirë në përplasjen e Bllokut në 2018 që përfundoi një të vdekur dhe disa të plagosur.