Putin kërkon futjen e lëndës së historisë së luftës dhe patriotizmit në shkolla - Gazeta Express
string(79) "putin-kerkon-futjen-e-lendes-se-historise-se-luftes-dhe-patriotizmit-ne-shkolla"

Putin kërkon futjen e lëndës së historisë së luftës dhe patriotizmit në shkolla

Gazeta Express

29/05/2020 19:15

Presidenti i Rusisë Vladimir Putin po mendon të bëjë ndryshime në listën e mësimeve të shkollave ruse duke futur historinë e luftës dhe patriotizmin, si pjesë e përpjekjes së tij për të militarizuar të rinjtë.

Amandamentimi i Kushtetutës përfshinë edhe paragrafin që i lejon Putinit që të jetë në pushtet deri më 2036.

Lexo Edhe:

Ndryshimet duhet të aprovohen në parlamentin rus.

Ndryshimi i ligjit është lëvizja e fundit në kampanjën e vjetër të Putinit për militarizimin e të rinjve.

Më 2015 ai krijoi ushtrinë e të rinjve, Yuanarmia, që nga përkrahësit u përshkrua si përgjigje ndaj America’s Boy Scouts por u krahasua me Nazistët e Rinj të Hitlerit.

Sipas faqes së saj, Yunarmia aktualisht ka më shumë se 700.000 anëtarë në mes të moshës 8 dhe 18 vjet.