Austria lehtëson masën e përdorimit të maskave nga 15 qershori - Gazeta Express
string(62) "austria-lehteson-masen-e-perdorimit-te-maskave-nga-15-qershori"

Austria lehtëson masën e përdorimit të maskave nga 15 qershori

Gazeta Express

29/05/2020 18:40

Njerëzit në Austri nuk do të duhet t’i vënë maskat në shkolla, dyqane dhe mjedise turistike nga mesi i qershorit, pasi numri i rasteve aktive me COVID-19 në vend ka rënë nën 650, njoftoi sot qeveria.

Austria ishte ndër vendet e para europiane që bëri të detyrueshme mbulimin me maskë të fytyrës, në fillim të muajit prill, për të parandaluar përhapjen e sëmundjes COVID-19.

Lexo Edhe:

Edhe pse masa do të lehtësohet më 15 qershor, ajo nuk do të hiqet.

Maska do të jetë e detyrueshme për pasagjerët e transportit publik, parukierët dhe kamerierët, si edhe në mjedise publike ku është e pamundur të mbash një distancë minimale prej një metër.

“Ne do t’i heqim maskat hap pas hapi”, tha kancelari Sebastian Kurz në një konferencë shtypi në Vjenë.

Politika e re e maskave është vetëm një hap tjetër në përpjekjet graduale të Austrisë për t’u rikthyer në jetën normale.

Hotelet dhe qendrat e fitnesit u lejuan të rihapen sot, pas dyqaneve, restoranteve dhe shkollave javët e fundit.