Rikthehet në 'skenë' Rezart Taçi, media italiane: Ka depozituar 362 milionë euro në Singapor - Gazeta Express
string(88) "rikthehet-ne-skene-rezart-taci-media-italiane-ka-depozituar-362-milione-euro-ne-singapor"

Rikthehet në ‘skenë’ Rezart Taçi, media italiane: Ka depozituar 362 milionë euro në Singapor

Gazeta Express

29/05/2020 14:15

Biznesmeni Rezart Taçi është mjaft i njohur jo vetëm në Shqipëri, por edhe në Itali, ku bëri bujë me blerjen e skuadrës së Parmës, edhe pse e çoi drejt falimentimit.

Në Shqipëri Taçi u bë i njohur kur mori në administrim Rafinerinë e Ballshit, nga e cila hyri në borxh miliona euro me shtetin, të cilat vendi yne nuk i ka marrë kurrë.

Mediat italiane tashmë kanë raportuar një lajm se Taçi ka depozituar në një bankë në Singapor shumën 362 milionë euro.

Nuk dihet se si ka arritur Taçi të sigurojë një shumë kaq të madhe, pasi ai ka shpallur falimentin në kohën kur mori klubin  Parmës.

Ajo që dyshojnë mediat italiane është se këto para janë marrë nga azerët si garanci nga Taçi për privatizimin e Albpetrol, ndërsa nuk janë kthyer më pas.

Në kohën që kishte në administrim Rafinerinë e Ballshit dhe ekipin e Gramozit ai organizoi ndeshje me ekipet e mëdha si Milan apo Real Madrid, të cilët i paguante miliona euro për ndeshjet, ndërsa për disa muaj punëtorët e Rafinerisë ngelën pa u paguar.

Lexo Edhe: