Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se ka pranuar një donacion prej 100 mijë maskave dhe 10 mijë e 350 litrave dezinfektues nga Polonia, raporton Express.
Përmes një postimi në faqen zyrtare në Facebook, MSh-ja ka bërë me dije se kontingjenti i ndihmës është dorëzuar sot në depon e Ministrisë së Shëndetësisë.
“Zyrtarë të MSh-së, të cilët kanë pranuar donacionin kanë falënderuar autoritetet polake, për këtë kontribut të vlefshëm në përgjigjen e mëtejme të Kosovës kundër pandemisë së virusit Corona, Covid-19”, thuhet në postim. /Express
Në një botë që vazhdon të përparojë me shpejtësi në fushën e teknologjisë, përdorimi i tabletëve ka marrë një...