Prej disa orësh tashmë maxhoranca e opozita (parlamentare e jo parlamentare) janë ulur për të diskutuar mbi reformën zgjedhore, e cila pritet të përmbyllet brenda këtij muaji.
Deri më tani duket se palët kanë rënë dakord në lidhje me praninë e policisë në procesin zgjedhor si dhe për vendosjen e kamerave monitoruese në të gjitha qendrat e votimit.
Po ashtu është rënë dakord dhe pë vendosjen e oficerëve të policisë në sallat e numërimit të votave.
Por përtej këtyre pikave të përbashkëta, duket se dakordësia për vendosjen e një ministry teknik 100 ditë para zgjedhjeve mbetet ende në diskutim.
Në një botë që vazhdon të përparojë me shpejtësi në fushën e teknologjisë, përdorimi i tabletëve ka marrë një...