Presidenti i publikon pamjet e laboratorit të drogës, thotë se Kurti e Sveçla u munduan t'i fshijnë - Gazeta Express
string(96) "presidenti-i-publikon-pamjet-e-laboratorit-te-droges-thote-se-kurti-e-svecla-u-munduan-ti-fshine"

Presidenti i publikon pamjet e laboratorit të drogës, thotë se Kurti e Sveçla u munduan t’i fshijnë

Gazeta Express

28/05/2020 14:54

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka shpërndarë në profilin e tij në Facebook një video me anë të së cilës thotë se dëshmon inkriminimet e, siç e quan ai, grupit të Kurtit dhe familjes politike të ministres së Drejtësisë në një biznes të drogës, raporton Gazeta Express.

Thaçi thotë se me këto pamje dëshmon përfshirjen e këtij grupi në punën e një laboratori të drogës në Prishtinë.

Lexo Edhe:

Ai ka shkruar se u.d i Ministrit në Detyrë të Punëve të Brendshme, Xhelal Svecla, ditë më parë është përpjekur që t’i zhdukë këto fakte nga depoja e aseteve të konfiskuara dhe të sekuestruara.

I pari i shtetit ka bërë thirrje që të njëjtit të përballen me drejtësinë.

“Këto pamje dëshmojnë një prej inkriminimeve të Grupit Kurti dhe familjes politike të Ministres së Drejtësisë. Janë pamje nga laboratori i drogës në Prishtinë, që me anëtarin tjetër të këtij grupi kriminal, Xhelal Sveçlën, ditë më parë u përpoqën t’i zhdukin si fakte inkriminuese nga depoja e aseteve të konfiskuara dhe të sekuestruara. Është koha që të përballen me drejtësinë”, tha ai. /Express/