Dashamir Shehi: Deklaratat e ambasadores Kim në adresë të Ramës, kryeministri nuk e do reformën në drejtësi - Gazeta Express
string(105) "dashamir-shehi-deklaratat-e-ambasadores-kim-ne-adrese-te-rames-kryeministri-nuk-e-do-reformen-ne-drejtesi"

Dashamir Shehi: Deklaratat e ambasadores Kim në adresë të Ramës, kryeministri nuk e do reformën në drejtësi

Gazeta Express

27/05/2020 15:22

Kryetari i LZHK Dashamir Shehi u shpreh sot se deklaratat e ambasadores Yuri Kim janë në adresë të Edi Ramës.

Shehi vlerësoi se kryeministri Rama nuk e do reformën në drejtësi, kurse shtoi se reforma është e pandalshme.

Lexo Edhe:

“Rama po pengon reformën në drejtësi. Deklarata e ambasadores Kim është për Edi Ramën. Kim ka vënë gishtin në plagë. Reformën në drejtësi nuk pengohet edhe nëse duam”, tha Shehi në News 24.

Në lidhje me pikat e presidentit Ilir Meta në platformën e tij, Shehi deklaroi se nuk është dakord me to. Sipas Shehit, opozita shpesh herë ka qenë në një mendje me kreun e shtetit, por kjo nuk do të thotë se është dakord gjithmonë me propozimet e tij.

Shehi shtoi se nëse flasim për pikat e presidentit, ata janë më shumë pika që duhet t’i plotësojë kryeministri Edi Rama.

“Është koha që t’i kthehemi institucioneve. Nuk jam dakord me pikat. Kjo sepse duhet që të kemi pika institucionale dhe jo dicka që thuhet nga presidenti. Gjithsesi, shumica e atyre pikave është për qeverinë. Janë për Edi Ramën ata pika. Nuk janë për ne opozitën. T’i dalë për zot Edi Rama, sepse ai iu del për zot gjërave aty ku ka interes. Presidenti Ilir Meta shpesh herë bën mirë, por nuk do të thotë se opozita gjithmonë është dakord me kreun e shtetit. Ne jemi bashkësi tjetër, që ndonjëherë edhe ne na bashkohen pikat me presidentin. Por ne nuk mund të marrim cdo lloj ideje, sepse nuk është ky misioni opozitar”, u shpreh Shehi.