Arkeologët zbulojnë vazon me "lëngun misterioz" në varret 2000-vjeçare, vazhdojnë testimet për domethënien e tij - Gazeta Express
string(109) "arkeologet-zbulojne-vazon-me-lengun-misterioz-ne-varret-2000-vjecare-vazhdojne-testimet-per-domethenien-e-tij"

Arkeologët zbulojnë vazon me “lëngun misterioz” në varret 2000-vjeçare, vazhdojnë testimet për domethënien e tij

Gazeta Express

27/05/2020 9:27

Arkeologët kinezë kanë zbuluar brenda varreve 2000-vjeçare vazo në formë mjellmash, të cilat mbajnë 3 litra të një lëngu misterioz.

Kërkues nga instituti Sanmenxia Archaeology në provincën Henan në Kinën qendrore e lajmëruan zbulimin në 21 maj. Tashmë ata po zhvillojnë testime për të zbuluar se çfarë lëngu është.

Lexo Edhe:

Vazoja në formën e mjellmës u gjet brenda një varri, së bashku me shumë element të tjerë si një helmetë dhe një shpatë.

Besohet se varrosje e personave me këtë vazo ishte një rit shumë i shpeshtë, prandaj zbulimi i substancës që ajo mban është shumë i rëndësishëm për kërkuesit.