Milik dëshiron t'i bashkohet Juves, e ka një kërkesë për Napolin - Gazeta Express
string(62) "milik-deshiron-ti-bashkohet-juves-e-ka-nje-kerkese-per-napolin"

Milik dëshiron t’i bashkohet Juves, e ka një kërkesë për Napolin

Gazeta Express

26/05/2020 18:00

Sulmuesi polak shpreson që Napoli ta ulë çmimin e tij pas interesimit të “Bianconeri” për të

Arkadiusz Milik nuk e ka fshehur dëshirën për t’u transferuar në Juventus.

Lexo Edhe:

Mirëpo, paraprakisht sulmuesi polak po shpreson që klubi i tij, Napoli, ta ulë kërkesën ndaj “Bianconeri”.

Portali italian “Calciomercato” raporton se klubi napolitan i do 40 milionë euro për Milikun, përcjell Gazeta Express.

Juve nga ana e saj nuk është e gatshme ta paguajë këtë shifër të lartë për përfaqësuesin polak.

Trajneri Maurizio Sarri është admirues i madh i lojës së sulmuesit shtatlartë, i cili shkëlqeu këtë sezon me Napolin.

Interesim për 26 vjeçarin ka shfaqur edhe Atletico Madridi në Spanjë. /Gazeta Express/