Reali garon me Man Utd për Van de Beek - Gazeta Express
string(38) "reali-garon-me-man-utd-per-van-de-beek"

Reali garon me Man Utd për Van de Beek

Gazeta Express

26/05/2020 15:40

Dy gjigantët evropianë “do të luftojnë” gjatë verës për mesfushorin kualitativ të Ajaxit, të cilin e duan edhe dy klubet të tjera angleze

Real Madridi është mjaft i interesuar për ta transferuar yllin e Ajaxit, Donny van de Beek.

Lexo Edhe:

Lajmin e ka bërë të ditur mediumi francez “Le10Sport”, përcjell “Gazeta Express”.

Gjithashtu, interesim për mesfushorin holandez ka shprehur edhe Manchester Unitedi.

Për këtë, gjatë verës që vjen do të jetë një luftë në mes të dy gjigantëve evropianë për Van de Beekun.

Përndryshe, interesim për përfaqësuesin holandez kanë shfaqur edhe dy klubet tjera angleze, Everton e Newcastle.

23 vjeçari ishte njëri prej futbollistëve më të mirë të kampionatit holandez në dy sezonet e fundit. /Gazeta Express/