Kështu ka bërë të ditur Policia e Kosovës, ku ka njoftuar se i dyshuari është arrestuar dhe është dërguar në stacion policor.
“Dragash,25.05.2020-16:30.Viktima femër kosovare ka raportuar se është ushtruar dhunë fizike ndaj saj nga babai i saj i cili ishte nën ndikim të alkoolit. I dyshuari është arrestuar dhe është dërguar në stacion policor dhe i njëjti është konstatuar se ishte nën ndikim të alkoolit. Viktimës i është ofruar ndihmë mjekësore” thuhet në raportin 24 orësh të policisë.
I dyshuari është ndaluar në mbajtje me urdhër të prokurorit.