Vettingu, konfirmohet në detyrë komandanti i Gardës - Gazeta Express
string(50) "vettingu-konfirmohet-ne-detyre-komandanti-i-gardes"

Vettingu, konfirmohet në detyrë komandanti i Gardës

Gazeta Express

26/05/2020 10:58

Komisioni i Jashtëm i Vlerësimit (KJV) ka konfirmuar në detyrë, drejtorin e Gardës së Republikës së Shqipërisë, Gramoz Sako.

gramoz sako
Gramoz Sako

Kreu i Gardës iu nënshtrua ditën e sotme procesit të Vettingut ku rezultoi i pastër në tri shtyllat, pasurinë, pastërtinë e figurës dhe aftësitë profesionale.

Lexo Edhe:

Komisioni i Jashtëm i Vlerësimit i drejtuar nga Ana Kapo, përbëhet nga 15 anëtarë. Pesë anëtarë të këtij Komisioni janë nga ILDKPKI, pesë të tjerë nga pedagogë të Fakultetit të Drejtësisë dhe të Fakultetit të Ekonomisë së Universitetit të Tiranës, si dhe pesë të tjerë nga radhët e avokatëve.

Vlerësimi i subjekteve qe jane pjese e vleresimit do të kryhet mbi tre komponentë: Pasurinë, pastërtinë e figurës dhe vlerësimin profesional. Që prej majit të vitit të kaluar, të gjithë punonjësit e Policisë së Shtetit, SHÇBA-së dhe Gardës së Republikës kanë dorëzuar 3 formularët e vetëdeklarimit.