Kthehen 19 persona nga Kanadaja në Kosovë - Gazeta Express
string(39) "kthehen-19-persona-nga-kanada-ne-kosove"

Kthehen 19 persona nga Kanadaja në Kosovë

Gazeta Express

26/05/2020 8:55

Ambasada e Kosovës në Otava ka njoftuar se janë riatdhesuar një grup prej 19 personash, si raste urgjente për kthim në formë të organizuar, raporton Express.

Përmes një postimi në faqen zyrtare në Facebook, Ambasada ka bërë me dije se do të vazhdojë angazhimin e saj për t’u dalë në ndihmë të gjitha rasteve e kërkesave të bashkatdhetarëve-qytetareve të Kosovës të cilët për arsye të rrethanave të krijuara nga pandemia (Covind-19), kanë mbetur në Kanada.

Lexo Edhe:

“Për momentin ju njoftojmë se po angazhohemi në projektin e radhës, që në ditët në vazhdim të realizojmë (aq sa na janë krijuar mundësitë-tani për tani) për kthimin edhe të 10 personave tjerë, për në Kosovë nëpërmjet Kanada-Zurich-Prishtinë”, thuhet në njoftim.

Ambasada njofton se çështja e pagesës së biletave mbulohet nga vetë pasagjerët dhe Ambasada nuk ka mundësi as të ndërhyjë në çmim e as të realizoj/marr përsipër pagesa eventuale. /Gazeta Express