Meloni i doli në mbrotje Ramës, RAI: Sonte do të publikojmë fakte të reja - Gazeta Express
string(71) "meloni-i-doli-ne-mbrotje-rames-rai-sonte-do-te-publikojme-fakte-te-reja"

Lajme

Gazeta Express

28/04/2024 17:19

Meloni i doli në mbrotje Ramës, RAI: Sonte do të publikojmë fakte të reja

Lajme

Gazeta Express

28/04/2024 17:19

Hulumtimi i “RAI 3” për Shqipërinë, që nxorri zbuluar propagandën e kryeministrit Rama ka qënë kryefjala e mediave ditët e fundit. Pas publikimit të dokumentarit nga emisioni italian, kryeministria e Italisë, Giorgia Meloni mori në mbrojtje homologun e saj, duke thënë se Edi Rama u sulmua për shkak të marrëveshjes për emigrantët me Italinë.

Por pas kësaj deklarate të Melonit, ka ardhur një tjetër reagim nga “Rai 3” i cili ka lajmëruar se mbrëmjen e sotme do të publikojë fakte dhe dokumente të tjera, që sipas tyre tregojnë se si disa zyrtarë kryesorë të qeverisë kanë shfrytëzuar avantazhin e tyre në keqmenaxhimet e OJQ-ve bazuar në disa hetime gjyqësore.

Lexo Edhe:

“Më ndihmoni t’i dërgoj të gjithë solidaritetin Edi Ramës për linçimin që i është bërë vetëm për përpjekjen për të ndihmuar kombin tonë. Edhe ‘Telemeloni’, e keni parasysh apo jo ‘Telemelonin’?

Ka paketuar një reportazh për Shqipërinë në të cilin e portretizon si një narko-shtet.’ Tematikës do t’i rikthehemi sonte me një reportazh që do të hetojë rezultatet e dobëta të deritanishme të dekretit ‘Cutro’.

Me dokumente ekskluzive do të tregojmë se si disa zyrtarë kryesorë të qeverisë kanë shfrytëzuar avantazhin e tyre në keq menaxhimet e OJQ-ve bazuar në disa hetimeve gjyqësore”, thuhet në reagim.