Dolën kundër vendimit të BIK-ut, policia i arrestoi 42 kaçanikas pas faljes së namazit - Gazeta Express
string(84) "dolen-kunder-vendimit-se-bikut-policia-i-arrestoj-42-kacanikas-pas-faljes-se-namazit"

Gazeta Express

25/05/2020 13:21

Dolën kundër vendimit të BIK-ut, policia i arrestoi 42 kaçanikas pas faljes së namazit

Gazeta Express

25/05/2020 13:21

Përkundër vendimit të Bashkësisë Islame të Kosovës dhe rekomandimeve të Institutit Kombëtar të Shëndetit Publik të Kosovës që namazi i Fitër Bajramit të mos falet në xhami, duket se jo të gjithë e respektuan këtë vendim. Vendimi i BIK-ut nuk u respektua në fshatin Biçec të Kaçanikut. Atje rreth 30 besimtarë myslimanë bashkë me imamin falën namazin e Bajramit në xhaminë e fshatit. Rreth kësaj çështje në një lidhje direkte për Gazetën Express, ka folur kreu i komunës së Kaçanikut, Besim Ilazi.

Ai ka deklaruar që pas faljes së namazit të Bajramit, Policia e Kosovës i ka intervistuar 32 persona.

Lexo Edhe:

“Pas faljes së namazit të Bajramit, policia i ka intervistuar 32 persona të cilët kanë kryer ritualet e faljes. Ata janë intervistuar e pastaj janë liruar në procedurë të rregullt”, thotë Ilazi për Express.