Klubi i Drita FC mund të marrë frymë lirshëm dhe t’i vazhdojë stërvitjet pa telashe, sepse nuk ka asnjë te prekur me Covid-19.
Lajmi është konfirmuar përmes një postimi në faqen zyrtare të vet klubit.
“Stafi dhe lojtarët e klubit tonë janë testuar të shtunën në mengjes, ndërsa sonte kemi pranuar rezultatin kga IKSHKP dhe te gjithë kanë rezultuar negativ në testimin për COVID-19”, shkruhet nw postimin e Dritws FC ne Facebook.
Drita FC do t’i vazhdojë stërvitjet e përkushtuar, para rifillimit të sezonit në Ipko Superligë në fillim të muajit të ardhshëm.
“Lajmi i mirë është se te gjithë lojtarët dhe stafi janë me shëndet të përsosur, dhe nga nesër seancat grupore të stërvitjes do të vazhdojnë siç është planifikuar”. /Gazeta Express/