Kina për herë të parë nuk raporton asnjë rast të ri me Covid-19 - Gazeta Express
string(63) "kina-per-here-te-pare-nuk-raporton-asnje-rast-te-ri-me-covid-19"

Gazeta Express

23/05/2020 8:30

Kina për herë të parë nuk raporton asnjë rast të ri me Covid-19

Gazeta Express

23/05/2020 8:30

Autoritetet kineze kanë thënë se gjatë 24 orëve të fundit nuk është shënuar asnjë rast i ri i infektimit me koronavirus.

Kjo është dita e parë pa raste të reja në këtë shtet që nga fillimi i përhapjes së virusit në dhjetor të vitit të kaluar në Wuhan, shkruan “The Guardian”, transmeton Gazeta Express.

Lexo Edhe:

Shteti komunist kishte filluar të shënonte rënie të konsiderueshme të rasteve të infektimit lokal që nga marsi si rezultat i masave të rrepta të kufizimit të lëvizjes.

Sidoqoftë, më vonë ishte rritur numri i rasteve të ardhura nga vendet e huaja. Në javët e fundit, më së shumti raste të tilla ka pasur në provincat kufitare verilindore, Jilin dhe Heilongjiang.

Edhe qyteti ku ishin shënuar rastet e para, Wuhan, këtë muaj regjistroi raste të reja pasi vala e parë e infektimeve ishte ndërprerë më 8 prill, duke i shtyrë autoritetet që të paralajmërojnë se masat kufizuese nuk mund të largohen dhe duke bërë që të fillojë fushata për testimin e të gjithë 11 milionë banorëve të qytetit.

Deri më tani, në Kinë janë shënuar 82,971 raste të infektimeve dhe 4,634 të vdekur.