A po ndahen Kim Kardashian me Kanye West - Gazeta Express
string(40) "a-po-ndahen-kim-kardashian-me-kanye-west"

Gazeta Express

08/05/2020 22:32

A po ndahen Kim Kardashian me Kanye West

Gazeta Express

08/05/2020 22:32

Kim Kardashian dhe Kanye West jetojnë në një shtëpi por në dhoma të ndara. Mediat sot raportojnë se çifti janë duke u përballur me probleme për shkak të jetës në karantinë

Kim Kardashian ka pasur më shumë kohë për të kaluar këto ditë me familjen e saj por edhe me burrin Kanye West, pasi që dhe ata kanë qenë në karantinë.

Megjithatë, bukuroshja amerikane raportohet se është përballur me probleme martesore gjatë periudhës sa ata ishin të izoluar për shkak të pandemisë COVID-19.

Ajo dhe krijuesi i “Sunday Service” jetojnë në një “shtëpi”, por që nuk jetojnë në një dhomë, në një ambient që në fakt do duhej që ta forconte lidhjen e tyre.

“Kim dhe Kanye kanë pasur debate të ashpra gjatë pandemisë”, ka thënë një burim për The Sun.

“Kim ndihet në siklet si e çmendur, pasi që ajo ishte mësuar që të jetë vazhdimisht në udhëtime. Po ashtu, ajo ishte gjatë me fëmijët e saj e vetme”, ka vazhduar ky burim.

“Ajo është e irrituar me Kanye dhe mendon që ai nuk është duke i qëndruar karshi përgjegjësive në familje. Ata kanë jetuar në anë të ndryshme të shtëpisë dhe të ndarë, për të ruajtur statusin civil”.

“Kim dhe Kanye kanë pasur shumë mospajtime gjatë karantinës. Kanye po i shkon shumë në nerva Kimit”, kishte shkruar muajin e kaluar tabloidi amerikan, Us Weekly. /GazetaExpress/

Advertisement
Advertisement
Advertisement