Në mesin e të infektuarve me virusin korona nga Manastiri ka edhe një fëmijë, konfirmuan nga Ministria e Shëndetësisë, përcjell GazetaExpress nga Portalb.
Prej atje thonë se dy rastet e fundit të regjistruara me virus korona në Manastir, janë një bashkëshort dhe një fëmijë i një gruaje që paraprakisht është infektuar.
Në Manastir gjithsej ka 8-të persona të infektuar me virus korona. Në mesin ka edhe personel mjekësor të një spitali privat, por edhe një qytetar i një Shtëpisë së Pleqve, ku janë marrë mostra edhe të personave tjerë të cilët kanë pasur kontakt me të./GazetaExpress/B.Lika/
Në një botë që vazhdon të përparojë me shpejtësi në fushën e teknologjisë, përdorimi i tabletëve ka marrë një...