Nga e enjtja, Kosova do të jetë shteti i parë ku do të dërgohet një sasi prej 300 tonë perime nga Myzeqeja që prej fillimi të pandemisë.
Më pas Maqedonia dhe shtetet e tjera të rajonit ku kanë kontrata të hapura do të furnizohen me prodhimet tona. Shkëlqim Hajdari, kryeinspektor i përgjithshëm foli gjatë një vizite në pikat e eksporteve në Lushnje.
Për pikat e grumbullimit problem kryesor është ruajtja nga infektimi me koronavirus për punonjësit. Të enjten do të hapen rrugët për të gjithë prodhuesit e perimeve.
Sipas Hajdarit, i cili vuri theksin në unifikimin e rregullave të reja gjatë punës së fermerëve dhe grumbullimin e produkteve të tyre, kjo do të sjellë edhe qarkullimin e stokut të deritanishëm të artikujve si domate dhe tranguj.
Rinisin eksportet bujqësore/ Drejt Kosovës, 300 tonët e parë që nga nisja e pandemisë
Nga e enjtja, Kosova do të jetë shteti i parë ku do të dërgohet një sasi prej 300 tonë perime nga Myzeqeja që prej fillimi të pandemisë. Më pas Maqedonia dhe…
Në një botë që vazhdon të përparojë me shpejtësi në fushën e teknologjisë, përdorimi i tabletëve ka marrë një...