Zaev: Para 27 viteve shtetësia, identiteti dhe kultura jonë u njohën dhe u verifikuan nga i gjithë opinioni ndërkombë - Gazeta Express
string(115) "zaev-para-27-viteve-shtetesia-identiteti-dhe-kultura-jone-u-njohen-dhe-u-verifikuan-nga-i-gjithe-opinioni-nderkombe"

Zaev: Para 27 viteve shtetësia, identiteti dhe kultura jonë u njohën dhe u verifikuan nga i gjithë opinioni ndërkombë

Gazeta Express

08/04/2020 13:04

Para 27 viteve, shtetësia, identiteti dhe kultura jonë u njohën dhe u verifikuan nga i gjithë opinioni ndërkombëtar, nga e tërë bota, ka shkruar lideri i LSDM-së Zoran Zaev në profilin e tij në Fejsbuk me rastin e 27 vjetorit nga pranimi i vendit në Kombet e Bashkuara, përcjell GazetaExpress.

“Republika e Maqedonisë së Veriut, 27 vite anëtare e KB-së. Në ditën e sotshme mbushen 27 vite nga anëtarësimi i ynë në Kombet e Bashkuara, organizata më e madhe dhe më e rëndësishme në botë. Para 27 viteve, shtetësia, identiteti dhe kultura jonë u njohën dhe u verifikuan nga i gjithë opinioni ndërkombëtar, nga e gjithë bota”, shkruan Zaev në Fejsbuk.

Lexo Edhe:

Nëse anëtarësimi në KB në vitin e largët 1993, siç shton ai, ishte realizimi i aspiratës sonë shtetërore, sot anëtarësimi në NATO dhe negociatat me BE është realizimi i aspiratës sonë që Republika e Maqedonisë së Veriut të jetë partner i barabartë dhe aleat i botës së zhvilluar demokratike.

“Sot, Republika e Maqedonisë së Veriut pranohet dhe njihet si vend i lirë, demokratik – shtet miqësor i rajonit dhe botës”, shkruan lideri i LSDM-së, Zoran Zaev./GazetaExpress/B.Lika/