‘Nuk jemi sot para një lufte’, mjeku i Traumës flet me shifra: Tek ky spital, minimalisht vdesin 200 veta në vit - Gazeta Express
string(107) "nuk-jemi-sot-para-nje-lufte-mjeku-i-traumes-flet-me-shifra-tek-ky-spital-minimalisht-vdesin-200-veta-ne-vit"

‘Nuk jemi sot para një lufte’, mjeku i Traumës flet me shifra: Tek ky spital, minimalisht vdesin 200 veta në vit

Gazeta Express

07/04/2020 10:14

Mjeku specialist i Traumës, Apostol Vaso, teksa ka folur për pandeminë Covid-19 që po “gjunjëzon” botën, ka theksuar se megjithëse kjo pandemi po trondit themelet e shoqërisë, sot nuk jemi përpara një lufte, pasi sipas tij, gjatë gjithë kohës jemi në luftë. Apostol Vaso në Abc news deklaroi se  se vetëm tek spitali i Traumës vdesin minimalisht 200 persona në vit.

“Prej vitesh mjekët e traumës flasin për një epidemi e cila quhet traumë, sepse minimalisht vdesin 200 veta në vit. Spitali kur nuk ka pune çdo ditë vijnë në spital 40 trauma, të lehta, të mesme dhe të rënda. Pa përfshirë të helmuarit, të djegurit. Janë 14 mijë raste në përgjithësi. Përgjithësisht të sëmurët nga trauma vdesin në spitalin Ushtarak. Unë kam parë rreth 4 mijë vdekje në 20 vjet. Ne jemi gjithë kohën në luftë, nuk jemi sot para një lufte. Ne jemi ata që gjendemi ty. Mjeku është në majën e piramidës sociale. Doktori sot është vetëm doktor. Në SHBA vetëm nga neglizhenca, nga mjekimi i gabuar minimalisht janë 100 mijë të vdekur. Zoti është matematikë, nuk është as mysliman as i krishterë. Zoti është ajo që ne duam”, u shpreh ai.

Lexo Edhe:

Ndërkohë, Shqipëria prej më shumë se tre javësh është futur në një izolim total, për shkak të situatës së krijuar nga koronavirusi. Numri i të infektuarve ka shkuar në  377 persona dhe deri më tani janë shënuar 22 viktima. Ministria e Shëndetësisë njoftoi dje se janë konfirmuar 16 raste të reja me COVID-19. Po kështu, harta e rasteve të reja është zgjeruar  në Tiranë, Shkodër dhe në Has. Deri më tani në Shkodër janë shënuar 6 raste të reja, mes tyre dhe një infermier që mund të ketë infektuar dhjeëra persona të tjerë.