Thyen karantinën dhe dolën me makinë, 3 të rinjtë pësojnë aksident - Gazeta Express
string(65) "thyen-karantinen-dhe-dolen-me-makine-3-te-rinjte-pesojne-aksident"

Thyen karantinën dhe dolën me makinë, 3 të rinjtë pësojnë aksident

Gazeta Express

06/04/2020 20:28

Pasdite ne sotme tre të rinj kanë mbetur të plagosur si pasojë e një aksidenti që ka ndodhur në Fier.

Ngjarja u regjistrua në rrugën Suk ‐Srtum.

Lexo Edhe:

Tre të rinjtë ishin duke udhëtuar me makinë dhe janë përplasur me bordurën anësore të rrugës.

Më pas drejtuesi i mjetit ka humbur kontrollin duke përfunduar në kanal.

Menjëherë në vendin e ngjarjes ka mbërritur ambulanca, e cila ka transportuar për në spital të plagosurit.