Pëllumb Pipero tregon se kur mund të përfundojë epidemia në Shqipëri - Gazeta Express
string(68) "pellumb-pipero-tregon-se-kur-mund-te-perfundoje-epidemia-ne-shqiperi"

Gazeta Express

04/04/2020 9:28

Pëllumb Pipero tregon se kur mund të përfundojë epidemia në Shqipëri

Gazeta Express

04/04/2020 9:28

Mjeku Pëllumb Pipero ka deklaruar në emisionin “Zonë e Lirë” në Tv Klan se që nga java e tretë e prillit do të ketë një rënie graduale të numrit rasteve me COVID-19. Ai u shpreh më tej nga fundi i qershorit mund të përfundojë epidemia në vendin tonë.

“Deri tani nuk kemi asnjë të rikthyer që është shëruar nga koronavirusi dhe të jetë infektuar prapë. Nga java e 5-6 fillon e thyen pandemia, nga java e 3-të e prillit, rastet do bien, duke qenë se kurba nuk pati majë të fortë falë masave të qeverisë, zbritja e kurbës duhet të jetë më graduale, do ta kemi pak më të gjatë bishtin e pandemisë. Unë mendoj që në rastin më të mirë nga fundi i qershorit do mbyllet epidemia në vendin tonë. Unë besoj që vera do të shfrytëzohet nga qytetarët ndoshta me një kufizim të vogël për pensionistët”, është  shprehur Pëllumb Pipero.

Lexo Edhe: