Merkel: Shifrat aktuale për COVID-19 na japin një fije shpresë - Gazeta Express
string(61) "merkel-shifrat-aktuale-per-covid-19-na-japin-nje-fije-shprese"

Merkel: Shifrat aktuale për COVID-19 na japin një fije shpresë

Gazeta Express

03/04/2020 23:37

Të dhënat e fundit zyrtare në Gjermani tregojnë një ngadalësim në përhapjen e pandemisë së koronavirusit të ri, që na japin një shpresë të vogël, u shpreh sot kancelarja Angela Merkel.

“Është e vërtetë, shifrat e fundit nga Instituti “Robert Koch”, pavarësisht sa të larta, na sjellin një fije shprese”, tha Merkel në video-regjistrimin e saj të përjavshëm.

Lexo Edhe:

Ajo nuk harroi të theksonte se, përpos kësaj, është përfundimisht shumë shpejt për të lehtësuar kufizimet në jetën publike, të vendosura për të luftuar virusin COVID-19.