Fabrizi tregon për një laborator kundër Covid 19 në Batajnicë, Selimi e pyet për 1 mijë trupat e shqiptarëve të fshehur aty - Gazeta Express
string(122) "fabrizi-tregon-per-nje-laborator-kunder-covid-19-ne-batajnice-selimi-e-pyet-per-1-mije-trupat-e-shqiptareve-te-fshehur-aty"

Gazeta Express

03/04/2020 17:51

Fabrizi tregon për një laborator kundër Covid 19 në Batajnicë, Selimi e pyet për 1 mijë trupat e shqiptarëve të fshehur aty

Gazeta Express

03/04/2020 17:51

Serbia do të jetë në gjendje te testojë më shumë mostra të COVID 19 se sa deri më tani, falë laboratorëve që janë krijuar me ndihmën e Bashkimit Evropian. Në këtë mënyrë epidemiologët në Serbi do të jenë në gjendje të kontrollojnë më shumë përhapjen e koronavirusit, raporton Gazeta Express.

Kjo është bërë e ditur përmes një shkrimi në Twitter nga Shefi i Zyrës së BE-së në Serbi, Sem Fabrizi, që ka bërë të ditur se përmes këtij sistemi do të lehtësohet ndjeshëm procesi i testimit për këtë virus.

Lexo Edhe:

Këto mostra, ai ka bërë të ditur se janë duke u testuar në një laborator në Batajnicë, derisa krejt projekti ka kushtuar 7.5 milionë euro.

Kësaj deklarate të Fabrizit i ka reaguar ish-ministri i Punëve të Jashtme, Petrit Selimi.

Selimi e ka pyetur shefin e zyrës së BE’së në Beograd nëse e dinë se cka ka ndodhur me pothuajse 1 mijë trupa të shqiptarëve që janë të fshehur në Batajnicë.

Në Twitter Selimi ka shkruar nëse aty ka ndonjë person të arrestuar për këtë temë, apo ndonjë përmendore./GazetaExpress/