Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas deklaratës së ish-deputetit demokrat, Oerd Bylykbashi, i fundit ky që kërkonte nga Rama sqarimin e arrestimit që kishte deklaruar për gazetën italiane “Tuttosport”.
Teksa e ka ironizuar, Kryeministri shprehet se ‘arrestimi’ ishte thjeshtë një sherr me një polic në aeroport, të cilin e solli si shembull për racizmin antishqiptar në Itali gjatë viteve ’90.
Reagimi i Ramës:
O Zot të lutem në gjunjë t’u japësh pak vaj për kandilin e trurit, se u është fikur krejt e nuk dinë ç’nxjerrin nga terri i gojës! Unë flas me mediat italiane për racizmin antishqiptar në Itali gjatë viteve ’90, duke sjellë shembull një sherr me një polic në aeroport, po këta?!
Këta flasin për formularin e dekriminalizimit ku s’paskam deklaruar ndalimin nga policia! O Zot pse nuk e pate mendjen kur i krijove këta, po i le si karabina pa mure, pa elektrik, pa ujë?! Ndërhy Zot i madh se gjynah këta, po gjynah edhe ky popull që çfarë nuk dëgjon prej tyre!
Në një botë që vazhdon të përparojë me shpejtësi në fushën e teknologjisë, përdorimi i tabletëve ka marrë një...