Mustafa thotë se një ekip i ekspertëve të LDK-së po e bën planin për rimëkëmbjen ekonomike pas COVID-19 - Gazeta Express
string(103) "mustafa-thote-se-nje-ekip-i-eksperteve-te-ldkse-po-e-ben-planin-per-rimekembjen-ekonomike-pas-covid-19l"

Mustafa thotë se një ekip i ekspertëve të LDK-së po e bën planin për rimëkëmbjen ekonomike pas COVID-19

Gazeta Express

02/04/2020 10:42

Kreu i LDK-së, Isa Mustafa, ka njoftuar se në Lidhjen Demokratikë të Kosovës është angazhuar një ekip ekspertësh për të identifikuar të gjitha masat për rimëkëmbjen ekonomike dhe financiare nga pasojat e koronavirusit, raporton Express.

Përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook, Mustafa ka thënë se prioritet themelor do të jetë mbështetja e sektorit privat të ekonomisë dhe e punësimit si dhe masat lehtësuese për bashkëpunim ekonomik dhe tregtar me vendet e tjera.

Lexo Edhe:

“Do të trajtohen të gjitha burimet dhe potencialet e brendshme dhe të jashtme financiare, do të analizohet strukturimi emergjent i buxhetit në aspektin e konsumit, kursimit dhe likuiditetit dhe masat për likuiditetin e sektorit financiar në tërësi”, ka shkruar Mustafa. /Gazeta Express