Mbi 2 mijë gjoba që nga 16 marsi, Lleshaj: I lutem qytetarëve të qëndrojnë në banesë - Gazeta Express
string(82) "mbi-2-mije-gjoba-qe-nga-16-marsi-lleshaj-i-lutem-qytetareve-te-qendrojne-ne-banese"

Mbi 2 mijë gjoba që nga 16 marsi, Lleshaj: I lutem qytetarëve të qëndrojnë në banesë

Gazeta Express

01/04/2020 18:24

Që prej mesit të marsit, kur qeveria nisi të marrë masa shtrënguese për qarkullimin e qytetarëve e deri më sot, janë vënë mbi 2 mijë gjoba ndaj atyre që i kanë shkelur këto rregulla.

Shifrat i përcjell Ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj, i cili përmes një postimi në rrjetin social shprehet se qytetarët i janë përgjigjur apelit të qeverisë dhe mjekëve për të qëndruar në banesë, si të vetmen mbrojtje kundër përhapjes së mëtejshme të koronavirusit.

Lexo Edhe:

POSTIMI:

Qytetarët në shumicë dërrmuese i janë përgjigjur apelit për të qëndruar në shtëpi, si një masë e fortë për të parandaluar përhapjen e pandemisë COVID-19. Çdonjëri ka një rol të pazëvendësueshëm në këtë luftë me armikun e padukshëm. ndaj ajo që sot kërkohet me forcë është: Qëndro në shtëpi, dil vetëm për nevojat më emergjente! Kështu ndihmojmë dhe shpërblejmë sakrificën e atyre mijëra burra e grave që janë në vijën e parë të frontit, duke rrezikuar shumë.

Këto janë të dhënat e shkeljeve nga 16 marsi, pa përfshirë masat administrative të Qarkullimit Rrugor: