Gjendja e sigurisë në Dibër dhe Qendër Zhupë është stabile - Gazeta Express
string(58) "gjendja-e-sigurise-ne-diber-dhe-qender-zhupe-eshte-stabile"

Gjendja e sigurisë në Dibër dhe Qendër Zhupë është stabile

Gazeta Express

01/04/2020 14:14

Gjendja e sigurisë në rajonin e komunave Dibër dhe Qendër Zhupë, ku është shpallur gjendje krize, është stabile, informojnë nga Ministria e Punëve të Brendshme, përcjell GazetaExpress.

Gjatë moto-patrullave të rregullta nëpër mjediset urbane dhe paralagjet e qytetit, policia nuk ka vërejtur tubim të qytetarëve në vende publike, nuk ka prishje të rendit dhe qetësisë publike dhe nuk janë regjistruar fatkeqësi komunikacioni.

Lexo Edhe:

“Pa pengesa po zhvillohet procesi i tërheqjes së personave të cilët gjatë 14 ditëve të kaluara ishin në vetëizolim, ndërsa sot, nga Dibra do të nxirren dy persona. Në terren, pa problem po zhvillohen aktivitetet ndaj personave që janë vendosur nën masa për vetëizolim, mbikëqyrje shëndetësore dhe izolim shtëpiak. Gjatë 24 orëve të fundit, në këtë rajon janë kryer 29 kontrolle të personave të evidentuar me vendim për izolim. Njëkohësisht, është evidentuar një person i ri në vetëizolim dhe janë bërë 155 kontrolle ndaj personave në vetëizolim, informojnë nga MPB.

Në komunat Dibër dhe Qendër Zhupë me sukses po zbatohen masat për kontroll gjatë hyrjes së automjeteve, si dhe aktiviteteve për furnizim me ushqim, barëra, mjete për higjienë personale dhe nevoja të tjera në të dy komunat.

“Përkujtojmë se hyrja është e lejuar vetëm për persona të cilët janë banorë të komunave, ndërkaq njëkohësisht është pamundësuar, përkatësisht është ndaluar rreptësisht hyrja e të gjithë qytetarëve të hasur në rajonin e dy komunave. U bëjmë thirrje të gjithë qytetarëve, rreptësisht ta respektojnë vendimin e Qeverisë për ndalesë të lëvizjes prej 21:00 deri në orën 05:00 çdo ditë, si dhe në mënyrë të disiplinuar t’u përmbahen të gjitha masave të rekomanduara lidhur me përhapjen e koronavirusit (KOVID-19), ndërsa të gjithë personat juridik dhe fizik rreptësisht t’u përmbahen udhëzimeve të nëpunësve policorë”, qëndron në kumtesën e MPB-së./GazetaExpress/B.Lika/