Heqja dorë nga kripa deri tek ushtrimet e përditshme, ja si ta forconi sistemin imunitar - Gazeta Express
string(87) "heqja-dore-nga-kripa-deri-tek-ushtrimet-e-perditshme-ja-si-ta-forconi-sistemin-imunitar"

Heqja dorë nga kripa deri tek ushtrimet e përditshme, ja si ta forconi sistemin imunitar

Gazeta Express

31/03/2020 14:58

Duke marrë parasysh se ende nuk ekziston një kurë apo vaksinë efikase për COVID-19, ajo çfarë na mbetet është të mbështetemi tek forcat e sistemit tonë imunitar, shkruan Dailymail.

Ekspertët e shëndetësisë tregojnë për mënyrat sa më natyrale, të cilat ndihmojnë në forcimin e sistemit tonë imunitar, dhe luftimin e viruseve të ndryshme,. Kështu sipas tyre një nga metodat më të rëndësishme janë ushtrimet fizike.

Lexo Edhe:

“Ushtrimet fizike janë gjëja kryesore, e cila na mban të shëndetshëm”, tha Janet Lord, profesor dhe ekspert i imunologjisë në Universitetin e Birmingham. Përdorimi i muskujve, sipas tij, ka efekte anti-inflamatore dhe e ndihmon qelizat imunitare te quajtura neutrofile, që ta luftojnë infeksionin në mënyrë më efikase. Ushtrimet fizike gjithashtu mund ta zvogëlojne efektet e plakjes së organizmit. Shumë studime të bëra nga ky universitet kanë treguar për rëndësinë, që kanë akvtivitetet fizike në mbajtjen sa më të shëndetshme të organizmit.  

Heqja dorë nga kripa, është një hap tjetër, që duhet ta ndërmerrni nëse dëshironi që të jetoni të shëndetshëm dhe t’a  forconi sitemin imunitar. Në eksperimentet e bëra me minj, është vërejtur se kur minjtë janë ushqyer me kripë dhe ushqime të kripura, ata kanë qenë më të ndjeshëm ndaj baktereve dhe infeksioneve të ndryshme. Kripa e tepërt gjithashtu ndikon në plakjen e hershme të qelizave dhe dobësimin e sistemit imunitar. Prandaj heqja dorë nga ajo, do t’iu ndihmoj të jeni më të shëndetshëm dhe të luftoni patogjenët e huaj më lehtë.

Një nga vitaminat më të rëndësishme, që duhet t’I merrni është vitamina D, e cila njihet për efektet e saj në forcimin e sistemi imunitar të njeriut. Shumica e njerëzve janë në mungesë të kësaj vitamine, për shkak se nuk I ekspozohen diellit sa duhet, prandaj përdorimi I suplementeve të kësaj vitamine është I domosdoshëm.

Statinët janë një faktor tjetër i rëndësishem në forcimin e sistemit imunitar. Shumë njerëz përdorin statinë, të cilët ndikojnë në uljen e kolesterinës se keqe. Personat që tanimë janë duke marrë këto medikamente, duhet t’I vazhdojnë pasiqë ato me anë të  studimeve është vërtetuar se këto barna e rrisin numrin e qelizave mbrojtëse të organizmit.

Krahas këtyre metodave, ju gjithashtu duhet të kujdeseni që ushqimi të jetë adekuat, duke përfshirë perime dhe fruta, proteina, fibër, fara dhe arra. Sipas ekspertëve, rekomandohet që të merrni edhe suplemente të Zinkut, I cili njihet se një nga mineralet me të shëndetshme./Gazeta Express