Avokati i Agim Bahtirit thotë s'ka vepër penale në deklaratën ku përmendet "vëllavrasja" - Gazeta Express
string(85) "avokati-i-agim-bahtirit-thote-ska-veper-penale-ne-deklaraten-ku-permendet-vellavrasja"

Gazeta Express

30/03/2020 18:24

Avokati i Agim Bahtirit thotë s’ka vepër penale në deklaratën ku përmendet “vëllavrasja”

Gazeta Express

30/03/2020 18:24

Avokati i kreut të Mitrovicës, Agim Bahtirit, Tomë Gashi ka deklaruar se në deklaratën që sot e ka thënë Bahtiri nuk ka elemente të veprës penale, raporton Gazeta Express.

Sipas tij, Bahtiri ishte vetëm duke dhënë sqarime duke thënë mos hyni në konflikte vëllavrasje.

“Pra këtu jo që nuk ka asnjë element të veprës penale nga neni 141 i Kodit Penal të Kosovës, por ka vetëm tentim të dëmtimit të imazhit të tij të Kryetarit”, ka shkruar ai./Express/