Sveçla: Orari i ndalim-qarkullimit ndikoi pozitivisht, e ndryshojmë nëse ka nevojë - Gazeta Express
string(80) "svecla-orari-i-ndalim-qarkullimit-ndikoi-pozitivisht-e-ndryshojme-nese-ka-nevoje"

Sveçla: Orari i ndalim-qarkullimit ndikoi pozitivisht, e ndryshojmë nëse ka nevojë

Gazeta Express

30/03/2020 12:16

U. d. ministri i Punëve të Brendshme dhe Administratës Publike, Xhelal Sveçla, ka deklaruar se situata në Kosovë në menaxhimin e luftës ndaj koronavirusit është më e mirë në krahasim me shoqëritë dhe vendet e tjera.

“Kjo nuk duhet të na sjell vetëkënaqësi, rregullat po ndërrojnë për çdo ditë. Unë kërkoj nga qytetarët e Kosovës të zbatojnë rregullat të cilat institucionet e Kosovës bazuar në përvojën jo vetëm tonën, por edhe shteteve të tjera janë duke i marrë. Nuk jemi rob të rregullave, por jemi rob të situatës”, tha ai sot për emisionin “Aktual” të RTK-së.

Lexo Edhe:

Sipas tij, edhe pse jemi mirë tani, nuk do të thotë se mund të mos jemi pas disa ditësh.

Ai vlerësoi se pas ndryshimit të orarit, ka ndryshuar për të mirë respektimi i orarit nga qytetarët.

“Qytetarët mos të dalin pa nevojë jashta, orari i ndalimit është tani nga 17:00 deti në ora 06:00, kjp nuk do të thotë se mund të ketë ndryshim të orarit”, theksoi ai.