Dy sindikatat, ajo e Shërbimit Civil të Kosovës, si dhe Sindikata e Pavarur e Administratës së Kosovës, i kanë dërguar kryeministrit në detyrë, Albin Kurti, ministrit të Financave, Besnik Bislimi, si dhe kabinetit qeveritar katër kërkesa pas situatës së krijuar nga COVID-19.
Këto sindikata kanë kërkuar nga Qeveria e Kosovës që të mos përjashtohen nga masat emergjente të ndërmarra nga Qeveria për përballimin sa më të mirë të gjendjes së krijuar nga koronavirusi.
Gjithashtu sindikatat u bëjnë thirrje të gjitha institucioneve ku punojnë SHCK në nivelin lokal dhe qëndror t’u sigurojnë pajisjet e domosdoshme për t’i mbrojtur nga infektimi i këtij virusi.
Kurse nga ministria e Financave u kërkua që kjo kategori mos të përjashtohet nga pakoja e lejuar për kategoritë tjera si mjekët, policët e zjarrfikësit.
Në një botë që vazhdon të përparojë me shpejtësi në fushën e teknologjisë, përdorimi i tabletëve ka marrë një...