120 mijë punëtorë mund të mos paguhen këtë muaj ose të marrin gjysmë page - Gazeta Express
string(73) "120-mije-punetore-mund-te-mos-paguhen-kete-muaj-ose-te-marrin-gjysme-page"

120 mijë punëtorë mund të mos paguhen këtë muaj ose të marrin gjysmë page

Gazeta Express

30/03/2020 11:32

Përhapja e koronavirusit në Kosovë ka nisur t’i tregojë efektet e para edhe në ekonominë e vendit. Mbi 10 milionë euro në ditë është bërë e ditur se humb ekonomia e Kosovës, raporton Gazeta Express.

Kreu i OEK-ut, Berat Rukiqi, tha se këtë muaj 120 mijë punëtorë rrezikojnë të mos marrin paga, ose t’i marrin ato të përgjysmuara.

Lexo Edhe:

Ai ka shtuar se kjo është pasojë e mbylljes së bizneseve për të parandaluar përhapjen e koronavirusit.

“Te sektorët sikur ndërtimi dhe prodhimi kemi rënie të qarkullimit deri më 20%, pothuajse të gjithë sektorët e ekonomisë janë prekur direkt ose indirekt. Nga 240 mijë punëtorë janë 120 mijë punëtorë që janë jashtë vendeve të punës e që ose do ta marrin pagën të përgjysmuar ose nuk do ta marrin fare”, deklaroi ai.

Rukiqi ka thënë se kompensimi i Qeverisë së Kosovës për punëtorët e sektorit privat prej 170 euro është e vogël ai ka kërkuar që kjo të rritet në 289 euro.

Ai ka deklaruar tutje se nëse kjo gjendje do të zgjasë me muaj, atëherë do të ketë mbi 1 miliard euro dëme.

“Kjo është jashtëzakonisht shumë për ekonominë tonë. Nëse kjo zgjat deri në 3 muaj, që janë diku 1 miliard euro dëme në ekonominë e vendit”, tha ai.

Rukiqi përmendi se ka rënie të qarkullimit deri në 20% në sektorin e ndërtimit dhe prodhimit. /GazetaExpress/