Kishin kontakt me persona të infektuar, 14 pjesëtarë të policisë në izolim shtëpiak - Gazeta Express
string(82) "kishin-kontakt-me-persona-te-infektuar-14-pjesetare-te-policise-ne-izolim-shtepiak"

Kishin kontakt me persona të infektuar, 14 pjesëtarë të policisë në izolim shtëpiak

Gazeta Express

30/03/2020 10:36

Gjithsej 14 pjesëtarë të policisë nga Stacioni Policor i Petrovecit janë në izolim shtëpiak pasi që kanë pasur kontakte me persona tashmë të infektuar me Covid-19, përcjell Gazeta Express.

7 prej tyre janë me rrezik të lartë, derisa 7 të tjerët me rrezik të mesëm dhe gjenden në vetizolim. Mësohet se dy rastet e fundit me koronavirus në polici janë paraqitur në policinë e trafikut ku tashmë gjithsej ka 5 persona të diagnostifikuar me Covid-19, njofton Alsat-M.

Lexo Edhe: