La Liga refuzon ta ndryshojë rregullën për transferimin e lojtarëve jashtë afateve kalimtare - Gazeta Express
string(92) "la-liga-refuzon-ta-ndryshoje-rregullen-per-transferimin-e-lojtareve-jashte-afateve-kalimtare"

Gazeta Express

14/03/2020 23:50

La Liga refuzon ta ndryshojë rregullën për transferimin e lojtarëve jashtë afateve kalimtare

Gazeta Express

14/03/2020 23:50

FIFA kishte kërkuar të ndryshohet formulimi i rregullës, Federata e Futbollit e Spanjës kishte insistuar se rregula duhet të ndryshohet për të qenë e njëjtë me vendet e tjera, mirëpo La Liga ka refuzuar ta ndryshojë rregullën që ua lejon klubeve të transferojnë lojtarë jashtë afateve kalimtare nëse e kanë ndonjë lëndim afatgjatë.

Ky rregull u bë temë debati në shkurt, pasi Martin Braithëaite u largua nga Leganes dhe iu bashkua Barcelonës, vetëm disa javë pasi Youssef En-Nesyri u largua nga klubi madrilen për t’iu bashkuar Sevillas, transmeton Gazeta Express.

Leganes s’kishte qenë i kënaqur që vetë s’pati mundësi të transferojë lojtarë për ta zëvendësuar Braithëaiten e larguar, përderisa pati pakënaqësi edhe nga klubet e tjera që rregulla nuk ishte si në rastin e klubeve jashtë Spanjës.

Jashtë Spanjës, klubet kanë të drejtë të transferojnë lojtarë jashtë afateve kalimtare vetëm nëse nuk e kanë asnjë lojtar tjetër në ekip të parë që mund të luajë në atë pozitë, përderisa Barcelona kishte edhe sulmues të tjerë, përkundër që i mungonin Ousmane Dembele dhe Luis Suarez.

Përkundër që vetë klubet mund të dëmtohen nga vendimi për të mos e ndryshuar rregullën, klubet e bënë të ditur se duan që rregulla të mbetet ashtu, përkundër kërkesës së FIFA-s dhe Federatës së Futbollit të Spanjës.

La Liga votoi kundër ndryshimeve edhe sa i përket gjyqtarëve, përfshirë këtu heqjes së kufizimeve për moshë. /Gazeta Express/

Advertisement
Advertisement
Advertisement