Kreu i “Dardanëve”: Do ta shohim mundësinë e organizimit për ta përcjellë ndeshjen bashkë - Gazeta Express
string(86) "kreu-i-dardaneve-do-ta-shohim-mundesine-e-organizimit-per-ta-percjelle-ndeshjen-bashke"

Gazeta Express

10/03/2020 16:32

Kreu i “Dardanëve”: Do ta shohim mundësinë e organizimit për ta përcjellë ndeshjen bashkë

Gazeta Express

10/03/2020 16:32

Tifozët kosovarë pritet ta organizojnë një event për t’u grumbulluar së bashku, në përkrahje të Përfaqësueses së Kosovës, e cila do të luajë më 26 mars në Shkup ndaj Maqedonisë së Veriut

Tifozët “Dardanët” pritet të ishin të zëshëm në stadiumin e Shkupit, për ndeshjen ndërmjet Maqedonisë së Veriut dhe Kosovës, shkruan Gazeta Express.

Ata ishin duke u përgatitur mjaft mirë për ndeshjen e 26 marsit, e cila është jetike për Kosovën, në rrugëtimin e saj drejt kualifikimit në Euro 2020.

Mirëpo, vendimi i sotëm i Ministrisë së Shëndetësisë së Maqedonisë së Veriut që ndeshja gjysmëfinale e “Play-Offit” të Ligës së Kombeve të luhet pa shikues, ka bërë që “Dardanët” të ndryshojnë plan.

Ata tash po mendojnë të bëhen bashkë diku për ta parë ndeshjen e Kosovës.

Më poshtë mund ta lexoni postimin e kryetarit të “Dardanëve”, Lulzim Berisha – Luli. /Gazeta Express/

Advertisement
Advertisement
Advertisement