Liga e Kampionëve: Favoritët për të kaluar në çerekfinale - Gazeta Express
string(56) "liga-e-kampioneve-favoritet-per-te-kaluar-ne-cerekfinale"

Gazeta Express

10/03/2020 9:25

Liga e Kampionëve: Favoritët për të kaluar në çerekfinale

Gazeta Express

10/03/2020 9:25

Sonte zbulohen dy ekipet e para që do ta arrijnë fazën çerekfinale të këtij sezoni të Ligës së Kampionëve. Para ndeshjeve kthyese të 1/8 të finales, gazeta britanike BBC Sport i ka parashikuar favoritët për të kaluar në fazën e radhës.

RB Leipzig v Tottenham

(ndeshja kthyese sonte, rezultati i ndeshjes së parë: 1-0)

Gjasat e dy skuadrave për të kaluar në secilën fazë:

Skuadra Çerekfinale Gjysmëfinale Finale Nënkampion Fitues
RB Leipzig 81% 31% 10% 7% 3%
Tottenham 19% 6% 1% 1% 0%

Leipzigu konsiderohet favorit për t’u kualifikuar në çerekfinale me 81 për qing gjasa, mirëpo i janë dhënë vetëm 7 për qind gjasa ta arrijë finalen.

Valencia v Atalanta

(ndeshja kthyese sonte, rezultati i ndeshjes së parë: 1:4)

Gjasat e dy skuadrave për të kaluar në secilën fazë:

Skuadra Çerekfinale Gjysmëfinale Finale Nënkampion Fitues
Valencia 17% 5% 1% 1% 0%
Atalanta 83% 20% 4% 3% 1%

Atalanta konsiderohet favorite për t’u kualifikuar në çerekfinale, mirëpo ka vetëm 4 për qind gjasa ta arrijë finalen e madhe.

Liverpool v Atletico Madrid

(ndeshja kthyese nesër, rezultati i ndeshjes së parë: 0-1)

Gjasat e dy skuadrave për të kaluar në secilën fazë:

Skuadra Çerekfinale Gjysmëfinale Finale Nënkampion Fitues
Liverpool 51% 37% 24% 10% 15%
Atletico Madrid 49% 23% 10% 6% 4%

Përkundër që e humbi ndeshjen e parë, Liverpooli konsiderohet lehtazi më favorit sesa Atletico Madridi për ta arritur çerekfinalen, ndërsa i janë dhënë 15 për qind gjasa ta mbrojë titullin e kampionit.

Paris St-Germain v Borussia Dortmund

(ndeshja kthyese nesër, rezultati i ndeshjes së parë: 1-2)

Gjasat e dy skuadrave për të kaluar në secilën fazë:

Skuadra Çerekfinale Gjysmëfinale Finale Nënkampion Fitues
Paris St-Germain 48% 25% 11% 6% 5%
Borussia Dortmund 52% 22% 8% 5% 3%

Dortmundi ka pak më shumë gjasa të arrijë çerekfinalen, por nëse Paris Saint-Germaini arrin ta kalojë fazën e 1/8 të finales, francezëve u është dhënë gjasë më e madhe për t’u shpallur kampionë në fund.

Juventus v Lyon

(ndeshja kthyese më 17 mars, rezultati i ndeshjes së parë: 0-1)

Gjasat e dy skuadrave për të kaluar në secilën fazë:

Skuadra Çerekfinale Gjysmëfinale Finale Nënkampion Fitues
Juventus 57% 29% 13% 7% 6%
Lyon 43% 9% 2% 1% 0%

Përkundër që e humbi ndeshjen e parë, Juventusi shihet si favorit për ta arritur çerekfinalen, ndërsa i është dhënë 6 për qind gjasa që ta fitojë trofeun në fund të sezonit.

Manchester City v Real Madrid

(ndeshja kthyese më 17 mars, rezultati i ndeshjes së parë: 2-1)

Gjasat e dy skuadrave për të kaluar në secilën fazë:

Skuadra Çerekfinale Gjysmëfinale Finale Nënkampion Fitues
Manchester City 88% 59% 38% 17% 21%
Real Madrid 12% 6% 3% 2% 1%

Manchester City shihet si bindshëm më favorit për ta kaluar këtë fazë, përderisa Real Madridit i është vetëm 1 për qind gjasa ta fitojë trofeun e këtij sezoni.

Barcelona v Napoli

(ndeshja kthyese më 18 mars, rezultati i ndeshjes së parë: 1-1)

Gjasat e dy skuadrave për të kaluar në secilën fazë:

Skuadra Çerekfinale Gjysmëfinale Finale Nënkampion Fitues
Barcelona 83% 56% 34% 16% 18%
Napoli 17% 6% 1% 1% 0%

Barcelona pritet ta kalojë këtë fazë dhe ka 18 për qind gjasa ta fitojë titullin në fund të sezonit.

Bayern Munich v Chelsea

(ndeshja kthyese më 18 mars, rezultati i ndeshjes së parë: 3-0)

Gjasat e dy skuadrave për të kaluar në secilën fazë:

Skuadra Çerekfinale Gjysmëfinale Finale Nënkampion Fitues
Bayern Munich 99% 66% 39% 18% 21%
Chelsea 1% 1% 0% 0% 0%

BBC e sheh si 99 për qind të sigurt që Bayerni do të kualifikohet në cerekfinale, ndërsa i janë dhënë 21 për qing gjasa ta fitojë të gjithë garën. /Gazeta Express/

Advertisement
Advertisement
Advertisement