Kryeministri Rama nuk i kurseu akuzat në drejtim të tubimit të thirur nga Ilir Meta më dy mars dhe si kundërpërgjigje, ka marrë një reagim nga ana e zëdhënësit të Presidentit.
Ky i fundit përmes një statusi në rrejtin social, ka deklaruar se “Gruaja e Bilalit” nuk duhet të shqetësohet për tubimin dhe s’duhet të sjellë fare oficerë policie në terren, pasi këta të fundit duhet të jenë në punë për të kapur tonelatat e drogës.
REAGIMI I BLUSHIT
Më në fund Gruaja e Bilalit hoqi dorë nga zanati i fotove të vjedhura dhe kaloi tek arti i gatimit me tenxhere dhe kusi, në Dhomën e Luleve.
E sigurojmë se godina ku ndodhet Dhoma e Luleve, nga ku ajo sodiste e traumatizuar protestat e opozitës në vitet 2000, do të jetë më 2 mars godina më e sigurtë në botë, e mbrojtur nga vajza dhe gra kuqezi vetëm me mimoza në duar.
Të mos mobilizojë policë kot por t’i dërgojë të kapin tonelatat e drogës!/Express
Në një botë që vazhdon të përparojë me shpejtësi në fushën e teknologjisë, përdorimi i tabletëve ka marrë një...