Pas sherrit shkodrani dehet me alkool dhe shkon i përplas makinën një personi - Gazeta Express
string(77) "pas-sherrit-shkodrani-dehet-me-alkool-dhe-shkon-i-perplas-makinen-nje-personi"

Pas sherrit shkodrani dehet me alkool dhe shkon i përplas makinën një personi

Gazeta Express

28/02/2020 20:12

Policia e Shkodrës vuri në pranga një person pasi ka përplasur makinën e një personi tjetër me të cilin ishte konfliktuar më parë.

I arrestuar është 32-vjeçari M.L. ndërsa në momentin e kësaj ngjarje ai ka qenë nën efektin e alkoolit.

Lexo Edhe:

Njoftimi i policisë:

Shkodër

Nën efektin e alkoolit duke drejtuar mjetin e tij, përplas me dashje mjetin e një shtetasi me të cilin kishte konflikt. Arrestohet në flagrancë nga policia. Forcat policore të Shkodrës arrestuan në flagrancë shtetasin M. L., 32 vjeç, banues në Shkodër (me precedent të mëparshëm penal), pasi gjatë pasdites së ditës së djeshme, duke drejtuar mjetin e tij, ka përplasur me dashje mjetin e parkuar të shtetasit D.K., me të cilin kishte konflikte të mëparshme.

Për pasojë është lënduar vetë shtetasi M. L., i cili pas testit të alkoolit rezultoi në gjendje të dehur. Materialet iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Shkodër, për veprat penale ”Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”, “Drejtimi i mjeteve në gjendje të dehur” dhe “Shkatërrim prone”.